Irani konfirmon se në tragjedinë e Mekës kanë humbur jetën 464 iranianë dyfishi i asaj që u raportua nga autoritetet e Arabisë Saudite.

Lajmi për vdekjen e 239 iranianëve është përgënjeshtruar nga autoritetet e Iranit të cilat pohojnë se gjatë pelegrinazhit në Mekë kanë humbur jetën 464 shtetas iranianë.

Sipas agjencisë së lajmeve amerikane “ABC news” lideri i Iranit Ayatollah Ali Khamenei i ka bërë thirrje autoriteteve të Arabisë Saudite të kërkojnë falje për kaosin vdekjeprurës.

"Qeveria e Arabisë Saudite nuk është duke kryer obligimin e saj për të riatdhesuar të gjithë ata që kanë mbetur të vdekur, ky vend duhet të kërkojë falje per këtë ngjarje. Republika Islamike e Iranit deri tani ka treguar vetëpërmbajtje, mirësjellje islame dhe respektin vëllazërore në botën islame. Por ata duhet të dinë se dora e Iranit është superior ndaj shumë të tjerëve dhe ka më shumë aftësi sesa vendet e tjera në mbarë botën", u shpreh lideri i iranit, Ayatollah Ali Khamenei.


Gjatë javës së kaluar është shënuar incidenti më vdekjeprurës në 25 vite pasi zyrtarë të Arabisë Saudite kanë raportuar se të paktën 769 kanë humbur jetën ndërsa 934 janë plagosur gjatë haxhit në Mekë.

Pakistani, India, Indonezia dhe Irani të gjithë kanë thënë se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)