Deputetja e re e Partisë Socialiste Marjana Koçeku ka postuar në rrjete sociale disa pamje të mrekullueshme të kullave në Moll t’Shoshit në malësinë e Shqipërisë.

‘Neomalësorja’ shkruan se këto kulla mbajnë firmën autentike të mikpritjes shqiptare, të cilat shërbejnë si një dëshmi e historisë dhe identitetit të vendit. Deputetja thotë se është mkat që këto kulla të lihen në harrë dhe se kanë nevojë për dorën e njeriut për tu rikthyer të forta dhe njëherë.

Në postimin e saj, Koçeku shkruan: Kullat e maleve tona janë institucion i mikpritjes shqiptare, pasaportë e identitetit tonë dhe dëshmia e historisë sonë kreshnike. Asht mëkat shoqnor e kombëtar me i lanë në harresë. Kullat duhet me u rikthye të forta e solemne, ashtu siç kanë kenë e siç na kanë rritë. N’Moll t’Shoshit, ku u lind em Atë e ku brezat u rritën mes sakrificave të jashtzakonshme. Krenare për tokën e t’parëve të mi.