Meksi: Grupi PS të na mbështesë
për ligjin e “Lustracionit”

Meksi: Grupi PS të na mbështesë<br />për ligjin e “Lustracionit”
TIRANE- Ish-kryeministri Aleksandër Meksi në një deklaratë për gazetën "Shqiptarja.com" u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të mbështesin draftin për ligjin e ri të "Lustracionit" që do të paraqesë në Kuvend grupi për të Drejtat e Njeriut, dhe i hartuar nga vetë Meksi, Ballauri, Biberaj e ekspertë të tjerë shqiptarë. "Ligji i ri është në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe një qëndrim serioz duhet të mbajë dhe grupi parlamentar socialist, që duhet të na mbështesë, në mënyrë që të kthehet një faqe e re në historinë e vendit, që të mos jetë më pegesë e mundësi sherri dhe diskutimi, jo ti e jo unë. Kemi nevojë për një ligj lustracioni. Janë në provë partitë politike për këtë ligj të cilin e kemi hartuar sipas përvojë gjermane e çeke. Madje disa vende qark nesh e kanë pasur më të ashpër", thotë Meksi. Ai është shprehur se projektligji është diskutuar e konsultuar në Gjermani, ku grupi i punës është takuar me ekspertët më të mirë të institucioneve gjermane që merren me problemin e krimeve të komunizmit, si dhe kanë qënë në vizita në muzetë e këtij vendi. Ndërkohë që projekti është hartuar me asistencën e plotë të fondacionit gjerman, ku me miratimin e këtij ligji pritet që politika, administrata publike shqiptare, sistemi i drejtësisë dhe gjithë sfera e jetës në vend të pastrohet nga njerëzit që në një mënyrë apo në një tjetër kanë qënë të lidhur me diktaturën komuniste. Partitë politike shqiptare deri më tani kanë hedhur poshtë një sërë draftesh për "Lustracionin", ndërsa atë vitit, 2008 pasi nuk u firmos nga presidenti Topi, Kushtetuesja pas mendimit të Venecias e rrëzoi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën