Sipas Meksit, hapi i parë i qeverisë së re duhet të jetë inventarizimi i ekonomisë, transparenca e saj dhe më pas rishikimi i treguesve të buxhetit. Referuar statistikave të fundit të publikuara nga ministria e Financave, deficiti buxhetor ka vazhduar te thellohet gjatë 5 muajve të parë të vitit.
Kështu, të ardhurat nga administrata tatimore rezultojnë 7.3 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa të ardhurat nga doganat janë 6.6 miliardë më pak. Por, janë rritur shpenzimet, për të cilat ishin planifikuar 161.4 miliardë lekë, ndërkohë që janë shpenzuar 171.1 miliardë lekë.
Aktualisht, pritet të vijë në Shqipëri një delegacion i përbashkët i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të monitoruar situatën, por nuk dihet në se do të asistojë në takime edhe krahu i majtë politik, fitues në zgjedhje.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)