Meksi: Onufri u shkatërrua
ne merremi me nacionalizma

Meksi: Onufri u shkatërrua<br />ne merremi me nacionalizma
Ish-kryeministri Dr. Aleksandër Meksi, studiues i njohur i ikonografisë, ka reaguar me intervistën e tij për "Shqiptarja.com" për "dëmin e parikuperueshëm" që u është u bërë afreskeve murale të Onufrit në Kishën e Shën e Premtes. Ndërsa e konsideron këtë monument dëshmi të klasit të parë të kulturës kombëtare, dr. Aleksandër Meksi thekson se shkalla e dëmit është akoma më e rëndë për shkakun se Afresku i Onufrit është përfundimisht i pakthyeshëm.

Sipas studiuesit Meksi; studimi i paplotë i kësaj pikture, mungesa e monografive dhe studimeve të thella rreth veprës së Onufrit, nuk japin më shanse për restaurimin e kësaj vepre 500-vjeçare. Meksi argumenton disa nga shkaqet dhe pasojat që kanë sjellë rrënimet e Monumenteve të Trashëgimisë pas njëra pas tjetrës. Një problem i mprehtë për të cilin flet specialisti dhe studiuesi i njohur i ikonografisë është edhe çështja e tenderëve në restaurime. Çfarë e shkakton dekadencën e monumenteve të kulturës, mungesën e respektit dhe humbjen e kujdesit për to. Si duhet të reagojë ministria në rastin e protestave të OJQ-ve dhe Forumit të Trashëgimisë. Të gjitha këto përgjigje shoqërohen me apelin e ish-kryeministrit Meksi ndaj qeverisë shqiptare për Mbrojtjen e Monumenteve.

Zoti Meksi, si e konsideroni ju dëmin e shkaktuar në afresket e Onufrit në Kishën e Shën e Premtes?
Dëmi që ka pësuar piktura murale e kësaj kishe është i jashtëzakonshëm, në kuptimin që monumenti nuk kthehet më në gjendjen e parë. Aq më tepër që nuk jemi në stadet e avancuara të dokumentimit të tyre që si të thuash të mund të bënin ndërhyrje të tjera të përmirësimit të dëmit, të pakësimit të dëmit.

Studimet ka vite që kanë mbetur në vend, për arsye të mungesës së kuadrit të aftë e të specializuara dhe të mungesës së financimeve. Për më tepër në Shqipëri nuk njihet sponsorizimi i kërkimeve shkencore, por vetëm sponsorizoi për këngëtarët, për sportistët e etj.. Pra, nuk bëhen sponsorizime për studime të tilla, siç janë veprat e trashëgimisë. Dëmi është i parikuperueshëm, për një dëshmi të klasit të parë të kulturës kombëtare, siç është kisha e Shën e Premtes një ndër kishat më të vjetra të ndërtuara pas pushtimit turk, në një zonë që njihet për rezistencën ndaj islamizimit dhe për laraman për të ruajtur besimin e krishterë.
Së dyti, afresku është i njërit prej piktorëve më të shquar të Mesjetës së vonë shqiptare të Onufrit. Nuk janë të shumta këto monumente, aq më tepër që në vendet fqinje pothuajse mungojnë. Janë monumente të qytetërimit shqiptar të qëndresës dhe mbijetesës së këtij qytetërimi dhe të nivelit të zhvillimit të shoqërisë shqiptare të kohës.

Pamje e shenjtorit para dhe pas vjedhjes me logo
(Në foto afresku, para dhe pas dëmtimit)


Shkrimin e plotë e gjeni në gazetë Shqiptarja.com, 12 janar 2013

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz