Meksikë, nis samiti i G20
Monti: Greqia dha shenja pozitive

Meksikë, nis samiti i G20<br />Monti: Greqia dha shenja pozitive
Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Meksikë për takimin dy-ditor të Grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës, për të diskutuar për krizën më të rëndë me të cilën po përballet Bashkimi Evropian dhe Europa, që nga krijimi i tyre, në vitin 1995.
Takimi do të nisë sot, ndërsa mbrëmë u zhvillua ceremonia e inaugurimit të të takimit.

 Presidenti meksikan Felipe Calderon tha se beson që do të bëhet një përpjekje e përbashkët për shpëtimin e vendeve që kanë më tepër nevojë, dhe si rrjedhim edhe shpëtimin e euros.

“Jemi vetëm në fillim të G20, por perspektivat janë pozitive.”- ka thënë kryeministri Mario Monti me të mbërritur në Meksikë.
Në lidhje me Greqinë Monti tha se shpresonte që qeveria të formohej sa më shpejt. “Shpresojmë që të formohet, sa më shpejt, një qeveri e fortë në gjendje të respektojë impenjimet e BE. Vota në Athinë na lejon të kemi një vizion të qetë mbi të ardhmen e Europës dhe të euros.”. Për kryeministrin italian është një shenjë e rëndësishme për Europën por edhe për të gjithë të cilët edhe pse në një moment shumë të vështirë si ky grekët kuptuan vlerën e Europës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë