Meksika masa të ashpra kundër konsumimit të duhanit në hapësira publike! Nuk duhet të reklamohen as në vitrina dyqanesh

Meksika masa të ashpra kundër konsumimit të duhanit në hapësira publike! Nuk duhet të reklamohen as në vitrina dyqanesh

Foto ilustruese

MEKSIKË- Meksika ka nisur të zbatojë një prej ligjeve më të ashpra kundër konsumit të duhanit në publik. Së fundmi, është miratuar një ligj që parasheh ndalesë të plotë të konsumimit në hapësirat publike.

Ky ligj, që është miratuar fillimisht më 2021, përfshin ndalesë edhe në reklamim të cigares.

Kjo nënkupton që cigaret nuk duhet të duken as nëpër dyqane.

Shumë shtete të Amerikës Latine kanë miratuar legjislacione që parashohin krijimin e hapësirave publike ku nuk pihet cigarja.

Ky igj në Meksikë konsiderohet ndër më të rreptit në botë.

Deri më tani, në Meksikë është ndaluar konsumimi i duhanit në restorante dhe vende të punës, derisa tani ndalesa përfshin edhe parqet, plazhet, hotelet dhe zyrat tjera.

Që do të thotë se duhani mund të konsumohet vetëm në shtëpi dhe rezidenca private.

Organizata Shëndetësore Amerikane ka mirëpritur këtë hap dhe e ka përgëzuar Qeverinë meksikane për zbatim të ndalesës. Kjo organizatë ka thënë se konsumimi i duhanit është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja