MEKSIKE - Autoritet meksikane kanë arrestuar drejtuesen e sindikatave të mësuesve me akuzat për mashtrim dhe përvetësim.
Në një konferencë shtypi në kryeqytetin meksikan Prokurori i Përgjithshëm, tha se Elba Esther Gordillo u arrestua në aeroportin Toluca dhe dyshohet, se ka shpërdoruar miliona dollarë të fondeve të Sindikatës për prona të patundshme përfshi pasuri në SHBA dhe për avionë privatë apo për operacione plastike.
Gordillo, e njohur ndryshe në Meksikë si "Mësuesja” dallohej për rrobat e saj të shtrenjta dhe mënyrën e jetesës së lartë. Kritikët e kanë akuzuar atë për vite me radhë për korrupsion.
68-vjeçarja ishte kryetarja e sindikatës së mësuesve ku me 1.3 milionë anëtarët e saj e dallonin atë, si një nga gratë më të fuqishme në Amerikën Latine.
Arrestimi i saj vjen në ditën kur qeveria po ndërmerr disa reforma të mëdha në sistemin arsimor, të dominuar nga sindikata e zonjës Gordillo, që vendos se vendet e punës mund të shiten ose trashëgohen.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com