Meksikë, Rrëzohet avioni, rreth 85 persona të plagosur (Foto)

Meksikë, Rrëzohet avioni, rreth 85 persona të plagosur (Foto)

Avioni i rrëzuar dhe zjarrëfikset në vendgjarje

Një avion i “Aeromexico” është rrëzuar pesë minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar “Guadalupe Victoria” në Durango në veri të Meksikës. Në bord ndodheshin rreth 100 persona. Sipas mediave lokale, dyshohet se janë plagosur rreth 80 persona. Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje.

Kompania ajrore “Aeromexico” ka shpërndarë një komunikatë për shtyp, ku ka saktësuar se avioni 2431 ishte nisur nga Durango drejt Meksiko Sitit kur është rrëzuar jo larg nga aeroporti dhe se nuk ka persona të vdekur, siç u hipotezua më herët. Bëhet fjalë për një avion të tipit “Embraer 190”, me një kapacitet deri në 100 pasagjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur