E pazakontë në fluturimin Kopenhagen-Malaga, pasagjerja gjen miun në ushqim! Avioni bën ulje emergjente, u konsiderua si ‘rrëmbim’

E pazakontë në fluturimin Kopenhagen-Malaga, pasagjerja gjen miun në ushqim! Avioni bën ulje emergjente, u konsiderua si ‘rrëmbim’

Foto ilustruese

Danimarkë- Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturim e sipër, që për fat të mirë nuk u kthye në aksident ajror.

Pasagjerja gjen një mi të gjallë në vaktin e saj, gjatë një fluturimi të linjës Oslo-Malaga (Norvegji-Sanjë).

Zëdhënësi i linjës ajrore “Scandinavian Airlines”, deklaroi se kafsha përbënte një rrezik sigurie, teksa u desh që të bënte edhe një ulje emergjente në Kopenhagen (Danimarkë).

Sipas “TGCOM”, një mi i gjallë kërceu nga ushqimi i servirur pasagjerit në bord. Edhe BBC raportoi të njëjtin informacion, referuar konfirmimit nga vetë kompania ajrore.

Nga kryeqyteti danez, pasagjerët u nisën për në qytetin spanjoll me një avion tjetër, pasi siguria ishte cenuar dhe nuk mund të vijohej me të njëjtin mjet fluturimi.

“Rrëmbimi (kështu u cilësua teknikisht) ishte në përputhje me procedurat e kompanisë pasi kafsha përbënte një rrezik sigurie”, tha zëdhënësi i linjës ajrore Oystein Schmidt, për agjencinë e lajmeve AFP.

Dhe më tej vijoi:

"Kjo është diçka që ndodh rrallë".

Zakonisht, kompanitë vendosin kufizime të ashpra në lidhje me praninë e brejtësve në bordin e avionëve, për të shmangur rrezikun që kafshët të gërryen kabllot elektrike, shpjegon BBC.

Një nga pasagjerët e linjës në fjalë e pohoi pas ngjarjes duke u shprehur se ishte dëshmitar:

"Besojeni apo jo, një zonjë pranë meje hapi ushqimin dhe një mi u hodh jashtë. Tani ne zbritëm në aeroportin e Kopenhagenit për të ndryshuar fluturimet", u shpreh Jarle Borrestad, në rrjetin social Facebook.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?