Protestuesit në Meksikë kanë sulmuar pallatin presidencial në demonstratat ku kërkohet drejtësi për masakrën ku mbetën të vrarë 43 studentët e rrëmbyer 6 javë më parë. Autoritetet flasin për 3 të dyshuar të cilët kanë pranuar vrasjen e studentëve dhe janë dorëzuar në polici.
Presidenti Enrique Pena Nieto, i cili jeton në një rezidencë presidenciale në periferi të qytetit, nuk ka qenë i pranishëm në Pallatin presidencial në momentin kur u dyndën protestuesit e zemëruar.
Ky i fundit ka ardhur në pushtet në vitin 2012 me zotimin për të rivendosur rendin në vendin ku 100 mijë njerëz thuhet të kenë vdekur që nga viti 2007 për shkak të krimit të organizuar.
Skandali i fundit ka nxjerrë në pah bashkëpunimin e fshehtë mes policisë dhe gangsterëve të drogës dhe krimit. Të martën e kaluar, policia vuri në pranga ish-kryetarin e Bashkisë Iguala, Jose Luis Abarca dhe gruan e tij, të dyshuar për organizatorë të rrëmbimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com