Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar

Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar

Kampi i emigrantëve në Gjadër

'Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, ndërkohë që qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati', kështu deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën vjetore të shtypit me gazetarët.

”Më duket se vendimet e Gjykatës së Kasacionit i japin të drejtë qeverisë, pasi thonë se i takon qeverisë të krijojë vende të sigurta. Qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60%, vitet e fundit pothuajse janë zhdukur, por për sa na përket neve qendrat janë gati për të qenë operacionale”, theksoi Meloni.

Sipas Corriere, duke folur për vendimin e Gjykatës së Kasacionit, Meloni argumentoi se gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende, por mund të motivojë çështje specifike. 

”Kjo është diçka krejtësisht e ndryshme nga ajo që bëjnë magjistratët e gjykatës së Romës, që nuk duhet hyjnë në çështjet individuale”, tha Meloni.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)