Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar se marrëveshja e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin, nuk mund të quhet deportim, por historike, shkruajnë mediat italiane.
"Është një marrëveshje që për ne është historike edhe sepse mund të bëhet model për kombet e tjera, të bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo të BE ”.
"Nuk mund të kritikohet se ne dërgojmë njerëz në Shqipëri. Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por nuk mendoj se dikush mund të pretendojë se ne synojmë të dëbojmë dikë”, është shprehur kryeministrja Meloni në një reagim në rrjetet sociale.
Në një tjetër reagim të bërë ditën e sotme Meloni shkroi se e majta italiane po përpiqet të përjashtojë kryeministrin Rama, nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, shkroi sot në Instagram kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në lidhje me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin. Meloni thekson se përgjigjja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ishte ajo e duhura.
”Dëgjoni përgjigjen e duhur”, shkruan Meloni, ndërkohë që publikon reagimin e Ramës për këtë çështje, dhënë në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4.
"Jo, jo, atëherë unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë që të ndihmojë Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, thotë Rama.
”Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron ai.
✅ Riforma costituzionale
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) November 10, 2023
✅ Manovra economica
✅ Record occupazionali
✅ Piano Mattei
✅ Accordo Italia-Albania
✅ Misure a sostegno delle persone con disabilità
Ascolta gli aggiornamenti sul lavoro del Governo italiano.#gliappuntidigiorgia https://t.co/7CZxOtrHcn
hej meloni va fanculo,,do me na pru neve gjithe bythzinjte-era qen ne shqiperi,,,ctaksiirat te kemi ne si shqiptare ,,,mbaji vete,,ose mbyti ne det ,,puta..
PërgjigjuArgumentet po na tregojnë se rrokada në shkalltë e Sojit po vazhdon,kjo ndodhë në shum shekuj një herë,po vendoset e ardhmja jonë për të ardhmen,kot e kemi nuk mundemi me lëviz me tregti në kurriz të huajë por me punën tonë HALLALL
Përgjigju