Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka publikuar në Instagram një video të kryeministrit Edi Rama i cili në intervistën nga Parisi për emisionin ”Dritto e Rovescio” të televizionit italian, Rete4 u ka dhënë përgjigje lajmeve të publikuara në mediat italiane se PD në Itali do kërkojë përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, pas nënshkrimit të marrëveshjes për emigrantët.
Meloni shkruan se përgjigjja e kryeministrit Rama ishte ajo e duhura për të majtën italiane e cila po përpiqet ta përjashtojë PS nga Partia Socialiste Evropiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, që konsiston me ngritjen e qendrës së pritjes për migrantët në Shëngjin.
"E majta italiane po tenton të përjashtojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nga Partia Socialiste Europiane për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Dëgjoni përgjigjen e tij të duhur", shkruan Meloni.
”Më duhet të them që nëse në Itali është e majta që ka… le të themi që është pak jashtë linje për pak kohë, dhe shpresoj që ky të jetë një problem i mbyllur, pasi atëherë ai përjashtim ka rezultuar në atë që ata mendojnë se kjo marrëveshje është e gabuar. Jo, jo, atëherë unë mendoj se ndoshta nuk është krahu i majtë që të ndihmojë Italinë në këtë mënyrë dhe po thotë në rregull, ‘mirëpresim edhe ne emigrantët’, as të djathtët në Shqipëri, sepse në Shqipëri është e djathta që na thotë të njëjtat gjëra”, thotë Rama thotë Rama në videon e shpërndarë nga Meloni.
"Pra, nuk ka të bëjë as me të majtën, dhe as me të djathtën, ndoshta kjo është thjesht e drejta. Do e shohim”, sqaron Rama.
Në përgjigje të lajmeve të publikuara në mediat italiane se PD në Itali do kërkojë përjashtimin e PS nga Partia Socialiste Evropiane, një reagim e bëri dhe vetë Rama ditën e djeshme përmes një postimi në Twitter. Rama u shpreh se të majtët në Itali e kanë mohuar këtë kërkesë, por sipas tij kanë këmbëngulur se marrëveshja e Shqipërisë me qeverinë italiane është e gabuar në çdo këndvështrim. Sipas Ramës, këndvështrimi i tij i vetëm është përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë.
“Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë, duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë! Nëse kjo nuk është në të majtë në Itali, s'ka rëndësi, duket se nuk është as në të djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë” tha Rama duke ironizuar edhe të djathtën në Shqipëri, që i cilësoi si PD-të e shumta që luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve.
Rama eshte me i afert ne Melonin se sa PS qe e ka si ombrelle politike !
PërgjigjuE gjeti dhe Meloni dordolecin per te tembur zogjte ! Sherbimi me i mire qe ka bere Rama per nje fushate elektorale edhe pa qene periudhe votash!
Përgjigju