Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shtyu sot për herë të dytë konferencën e saj për shtyp të fundvitit, për shkak të gjendjes së saj me grip.
Fillimisht Meloni kishte planifikuar të mbante një konferencë për shtyp përpara Krishtlindjeve, më pas konferenca e radhës ishte përgatitur për të enjten (më 28 dhjetor), në orën 11:00, por tashmë që është anuluar për herë të dytë nuk është caktuar ende një datë e re.
Meloni nuk jep shpesh intervista për shtyp.
Komento