Meloni vizitë në Serbi takohet me Vuçiç: Serbia është partneri ekonomik i Italisë, ne mbështesim fuqimisht hyrjen e saj në BE

Meloni vizitë në Serbi takohet me Vuçiç: Serbia është partneri ekonomik i Italisë, ne mbështesim fuqimisht hyrjen e saj në BE

Giorgia Meloni dhe Aleksandër Vuçiç

Kryeministrja e Italisë, Giorga Meloni, ka shkuar sot në Serbi për vizitë zyrtare, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Kjo është vizita e parë në Serbi që kur ajo mori postin si kryeministre e Italisë.

Sipas raportimeve në orën 14:15 (me orën lokale) para Pallatit “Serbia” është caktuar një pritje formale dhe më pas takimi mes tyre. Ajo u shoqërua nga ambasadori italian në Beograd, Luca Gori.

Sipas Vuçiç, temë bisede mes tyre ishin edhe negociatat Kosovë-Serbi, “bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve dhe marrëdhëniet ekonomike” dhe hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian e deri te anëtarësimi në NATO. Këto janë dy zgjedhjet që janë kundërshtuar fuqishëm nga Rusia dhe Vladimir Putin.

Meloni, e mandatuar edhe nga Komisioni Evropian, po përpiqet të intensifikojë marrëdhëniet me Serbinë. Por Italia ka një lidhje të rëndësishme ekonomike edhe me Serbinë, nga e cila është vendi i tretë për nga investimet me një shkëmbim prej 1.9 miliardë eurosh në gjashtë muajt e fundit, raporton La Repubblica.

“Kjo vizitë e parë e imja si kryeministre në Serbi synon të forcojë marrëdhëniet. Italia dhe Serbia i kanë shumëfishuar iniciativat e tyre dypalëshe. Tashmë në Serbi ka shumë Itali që punëson 50 mijë njerëz. Në këtë komb po investojnë edhe kompanitë tona shtetërore", tha Meloni.

Më pas Meloni foli edhe për disa sfida që e presin Serbinë dhe Italinë për zgjerimin e BE-së.

"E gjithë kjo punë tregon rëndësinë strategjike që Italia i kushton Serbisë dhe ne jemi ndër mbështetësit kryesorë të hyrjes së saj në Evropë. Për mua po bëhet fjalë për një ribashkim. të Evropës që duhet çuar përpara, BE-ja nuk është një klub ekskluziv ku dikush vendos se kush është evropian. BE nuk do të jetë e bashkuar nëse nuk anëtarësohet Ballkani Perëndimor. Duhet të përshpejtojmë edhe këtu për tregun e përbashkët. Kjo rrugë është thelbësore për të garantuar më shumë siguri dhe më shumë rritje në këtë rajon. Ne folëm me Vuçiqin për emigracionin dhe sigurinë edhe për emigracionin e parregullt në rrugën ballkanike", tha Meloni.

Ndërsa Presidenti Aleksandë Vuçiç u shpreh i kënaqur duke thënë se "folëm edhe për Evropën dhe mbështetjen e Italisë në këtë rrugë".

“Kemi biseduar për të gjitha temat e rëndësishme për Serbinë dhe Italinë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike dhe mund të rritemi ende me prodhimin e Pandas nga Stellantis. Folëm edhe për Evropën dhe mbështetjen e Italisë në këtë rrugë. Megjithatë, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me vendin tuaj edhe në nivel rajonal.Mendoj se Meloni është lider jo vetëm në Evropë, por në botë dhe i jam shumë mirënjohës. Më pas shpreh mirënjohjen për rolin e Italisë në rajonin e Ballkanit (Kosovë ) si ndërmjetës”, tha Vuçiç.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Domand@: 04/12/2023 01:22

    Po pra,ndërtoni Kampe refugjatësh në Albani,e bëni investime strategjike në Serbi?!..si e komenton udhëheqësi ynë,Sulltan Rama i Albani stanit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë