Melsi Qirici emërohet Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Melsi Qirici emërohet Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Melsi Qirici

Melsi Qirici, një figurë e njohur dhe me përvojë të gjatë në fushën e medias dhe kulturës, është emëruar si drejtoreshë e re e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë (QKKF). Më përpara këtë post e mbante aktori i mirënjohur Agim Bajko, që tashmë del në pension.

E lindur më 9 dhjetor 1980 në Korçë, Qirici u diplomua për Letërsi Shqipe në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës në vitin 2004. Karriera e saj 23-vjeçare në media ka përfshirë punë në median e shkruar dhe atë vizive.

Në fillim të karrierës së saj, Qirici ishte kryeredaktore e revistës për fëmijë "Albas" dhe më pas e revistës për të rinj "Trendy", e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të shiturat në vitet 2004-2008. Gjatë periudhës 2000-2008, ajo ka qenë aktive në botime për fëmijë, përkthime, redaktime dhe krijime artistike, shumë prej të cilave janë përfshirë në kurrikulën mësimore të shkollave fillore.

Në vitin 2008, Qirici filloi punën në televizion, duke kontribuar në programe të njohura të Top Channel si kryeredaktore dhe autore. Ajo ka krijuar dhe menaxhuar disa programe për fëmijë dhe të rinj në TCH, Digitalb, dhe RTSH, duke përfshirë "The Voice of Albania", "Albanians Got Talent", "MasterChef Junior" dhe "Fëmijët e Dinë më Mirë".

Nga viti 2016, Qirici ka shërbyer në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), fillimisht si kryeredaktore e kanalit të parë gjeneralist RTSH1 dhe më pas si Drejtuese e Njësisë së Programeve. Gjatë kësaj kohe, ajo ka spikatur për energjinë krijuese dhe dedikimin maksimal në krijimin e një platforme të pasur televizive për fëmijë dhe të rritur.

Ajo ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh, përfshirë menaxhimin e burimeve njerëzore në media, trajnim për gazetari televizive në RAI, dhe trajnime për patenta televizive ndërkombëtare.

Në rolin e saj të ri, Qirici synon të implementojë një program gjithëpërfshirës për QKKF dhe Teatrin e Kukullave, duke organizuar aktivitete dhe gjini artistike që të tërheqin jo vetëm fëmijët, por edhe të rinjtë, duke i bërë pjesë interaktive të veprimtarive. Ndër projektet kryesore të saj është ndërtimi i një kalendari artistik edukues dhe argëtues, si indoor ashtu dhe outdoor, me fokus në orientimin e brezave të ardhshëm drejt një arti cilësor dhe krijues.

Melsi Qirici zotëron në nivel profesional tri gjuhë të huaja: anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Pasionet e saj përfshijnë kinemanë, muzikën klasike dhe kafshët. Ajo është e martuar dhe është nënë e një vajze 16-vjeçare.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'