'Mema duhet të flasë për largimin nga Tirana', Kola: Nuk fitohet titulli s'e ke 100 vjetorin

Julian Ahmataj e nisi me fitore aventurën në krye të Tiranës, duke bërë përshtypje edhe në lojë. Por shkarkimi i trajnerit Mema bëri jo pak bujë dhe për një legjendë të klubit si Agustin Kola duket jo normale.

“Më vjen keq për diçka, se e shoh në përgjithësi në futbollin shqiptar. Trajnerët kur janë në pozita pune me ekipet thonë se presidenti na i ka plotësuar të gjitha, shkojmë mirë e të tjera e të tjera. Por kur ikin nga ekipi atëherë duhet të flasin më tepër. Ai arriti ta shpëtonte nga rënia e kategorisë, tani duhet të flasë vetë për këtë largim.”

I pyetur për emërimin e Julian Ahamataj dhe fitoren 0-3 në ndeshjen debutuese kundër Luftëtarit Kola përgjigjet:

“Nuk mund të themi tani erdhi trajneri i ri, fituam 3-0 dhe morëm veten. Gjithsesi Ahmataj pak stërvitje ka kryer me ekipin, por ai trajner deri më tani ka qenë me akademinë e Tiranës. Pra e di ecurinë e ekipit gjatë këtij viti, e njeh situatën.”

Një nga arsyet përse Tirana synon këtë sezon titullin kampion është për 100 vjetorin e klubit. Për këtë çështje Kola shprehet:

“Tirana është një ekip I vjetër, me tradita dhe ka 100 vjetorin. Por ky fakt nuk do të thoë se do të marësh patjetër kampionatin. Shpresoj ta arrij gjithsesi, por ajo që pres unë është që Tirana të jetë në rritje.”

Aktualisht Tirana renditet në vendin e tretë me 17 pikë, 1 më pak se Partizani kryesues, ndërsa ndeshja e ardhshme do të jetë të shtunën në transfertë kundër Teutës.

Intervista e plote me Agustin Kolën.

Ecuria e Tiranës deri më tani, duke patur parasysh faktin se 3, 4 ekipet e kreut diferencohen vetëm me një pikë?

Në përgjithësi Tirana nuk është më ajo e sezoneve të kaluara. Është Tiranë më cilësore, me lojtarë më të mirë. Ka bërë një merkato të mirë. Për mendimin tim ekipi do ti arrijë kupat e Europës, dhe për titull mund të luftojë.

Për kampionatin mund të them se më vjen keq për dy vendet e fundit, që janë Flamurtari dhe Luftëtari. Janë ekipe me emra, me tradita dhe ti shoh në këtë gjendje më vjen shumë keq. Kampionati ëhstë shumë i kompliakuar, nuk mund të bëhen llogari. Në një moment humbet dy ndeshje dhe më pas fiton 3 dhe arrin të ngjitesh në krye.

Shoh një kopmpionat që nga ana cilësore ka difektet e veta, por nga ana e garës, luftës, ka konkurencë.

Krahasimi me Partizanin, Kukësin, por edhe Teutën. Ka diçka që e ka më pak Tirana në krahasim me këto skuadra?

Deri në këtë fazë Tirana nuik ka shkuar keq, ka marrë pikë mjaftueshëm. Po flasim për teutën dhe Laçin q ëkanë dalë në Kupat e Europës dhe nuk janë ekipe të dobta. Balshi është një ekip I fortë, me blerje të mira dhe cilësore. Mund të blesh lojtrarë me emër, por varet se çfarë të jep në fushë. Fakti që është në vend të dytë do të thotë se Bylis e meriton atë pozicion, me ekipin që ka dhe me lojtarët që ka në dispozicion.

E ka Tirana potencialin për të dalë kampion? Ajo e synon sepse është edhe 100 vjetori.

Tirana është një ekip I vjetër, me tradita dhe ka 100 vjetorin. Por ky fakt nuk do të thoë se do të marësh patjetër kampionatin. Shpresoj ta arrij gjithsesi, por ajo që pres unë është që Tirana të jetë në rritje.

Si e shihni largimin e Memës, duke patur parash faktin që  skuadrat në tabelën e klasifikimit nuk kanë diferenca.

Nuk mund të themi tani erdhi trajneri i ri, fituam 3-0 dhe morëm veten. Gjithsesi Ahmataj pak stërvitje ka kryer me ekipin, por ai trajner deri më tani ka qenë me akademinë e Tiranës. Pra e di ecurinë e ekipit gjatë këtij viti, e njeh situatën.

Si e vlerësoni punën e trajnerit Mema? E mori ekipin dhe e shpëtoi nga rënia prej kategorisë. Tani që luftonte për kreun u largua.

Më vjen keq për diçka, se e shoh në përgjithësi në futbollin shqiptar. Trajnerët kur janë në pozita pune me ekipet thonë se presidenti na i ka plotësuar të gjitha, shkojmë mirë e të tjera e të tjera. Por kur ikin nga ekipi atëherë duhet të flasin më tepër. Ai arriti ta shpëtonte nga rënia e kategorisë, tani duhet të flasë vetë për këtë largim.

Për pak javë vjen derbi me Partizanin, pse nuk arrin Tirana ta fitojë këtë ndeshje?

Të flasim të drejtën në ndeshjen e parë Tirana luajti një ndeshje të bukur shumë. Është edhe fati, po nuk shënove do të pësosh. Unë nuk jamë marë ndonjëherë me arbitrat, as me kundërshtarët, jamë marë me lojtarët dhe kam parë punën timë. Po për atë ndeshje mund të them se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

E keni ndjekur Kombëtaren?

Kombëtaren e ndjekim të gjithë, kështu që unë e shoh me shumë dëshirë.

Si e vlerësoni punën e trajnerit Reja duke patur parasysh edhe faktin që tani shpresat për Europian janë shuar?

E kam thënë edhe herë të tjera që me De Biazin ekipi kombëtar artriti kulmin. Shkuam në Francë, por fati i mirë I trajnerit ishte se Kosova nuk ishte formuar shtet dhe të gjithë lojtarët më të mirë të saj vinin në Shqipëri. Jugosllavia e madhe ka qenë Brazili Europës dikur. Tani që kur është pranuar Kosova lojtarët shkojnë atje. Aktualisht pak prurje kemi, dhe më futbollin dhe kampionatin që kemi ne, me dy or stërvitje, është e vështirë.

Më vjen keq për trajnerët që stërvisin sot se në kohën e tyre kryheshin gjashtë or stërvitje, ndërs atani vetë ata i stërvisin futbollistët dy orë në ditë. S’ka futboll me dy or në ditë stërvitje.

Edhe për trajnerin Reja them që s’ka të bëjë mosha. Kemi bërë tetë gola për një muaj, për mendimin tim këto s’I kemi bërë gjithë jetën. K afruar lojtarë të rinj që kanë perspektivë. Më kanë pëlqyer se kemi bërë lojë sulmuese, nuk jemi tërhequr në mbrojtje. Me Islandën kështu, një ndeshje shumë e bukur, por edhe me Turqinë. Në këtë të fundin fati na pengoi, se edhe ky është një Komponent i rëndësishëm.

Me Rejan në sezonet e ardhshme, a mund të pretendojmë për një kualifikim në Europian dhe Botëror?

Problemi është te vazhdimësia. Nëqoftëse kjo është, sepse këto djem duket se kanë dëshirë, them që do ta arrijmë diçka të mirë.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve