Një person i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia në Memaliaj.
Albano Rama, 55 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj, u prangos nga blutë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Masa nga gjykata është dhënë pasi, të arrestuarit, në datën 19.07.2016, në fshatin Krahës, bashkia Memaliaj i janë gjetur të kultivuara 1300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Policia asgjëson 100 bimë narkotike në fshatin Drashovicë
Policia e Vlorës, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, ka konstatuar të kultivuara 100 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva pranë vendit të quajtur "Kumë e madhe" në tokë të hapur rishtas.
Nga hetimet e deri tanishme, shërbimet kanë zbuluar se autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre është Ahmet Nelaj.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë si dhe referimin e çështjes në Prokurori në ngarkim të tij, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com