Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Rroke" dhe " Përroi Dautaj , Krahës 2, Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan  në 10 parcela 2950 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)