Memaliaj/ Grabitësit lidhin të moshuarit me kabull korrenti, i marrin 12 milionë lekë të vjetra nga banesa (VIDEO)

MEMALIAJ- Dy persona të maskuar kanë grabitur banesën e dy të moshuarve në Memaliaj. Ata janë futur në forcë dhe pasi kanë lidhur 87-vjeçarin Hiqmet Ramadani dhe bashkëshorten tij kanë marrë 12 milion lekë të vjetra nga banesa e më pas janë larguar.

Vetë i moshuari ka treguar momentin e tmerrit kur dy grabitësit kanë shqyer derën dhe e kanë lidhur me kabullin e dyshekut me korrent duke tentuar ta mbysin.

Ndërkohë sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
Grabitja në Memaliaj/ I moshuari rrëfen momentin e tmerrit: Më lidhën për gryke me kabull, mendova se ishte nipi, i thoja 'ku ke qenë të bëfsha...'

1578235215_hiqmeti.jpg

Hiqmet Ramadani, i moshuari që ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në Memaliaj mëngjesin e sotëm ka rrëfyer momentin e tmerrit ku dy persona i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë lidhur në fyt me kabullin e dyshekut të korentit.

"Shqyen derën dhe hynë brenda. Unë isha këtu, plaka ishte andej matanë. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. I thoja ik, nga ke qenë, pastaj e pashë që nuk ishte ai. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. E qëllova me shkelm në bark, më tha mua të bëfsha atë dhe këtë. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën.

Morën një kabull të dyshekut me korrent dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur.

Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën.

Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë. Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika të vëllai që e kam 400-500 metra dhe i thashë hajde se më vranë. Lajmërova policinë erdhi këtu. U thashë, më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë", tregon Ramadani.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turgut: 05/01/2020 15:05

    Ne tepelene dhe memaliaj nuk ka polici thjesht marrin rrogen policia i di te gjitha eshte e korruptuar

    Përgjigju
  • Qytetar I demtuar nga vjedhjet: 05/01/2020 13:06

    Kemi drejtues policie te pa afte jo police ligjiet Per hajdutetJane shume te buta PRANDAJ HAJDUTET E PIKETOJNE E STUDIAJNE DHE VEPROJNE DREJTUSIT E POLICISE JANE PARTIAK NUK E NJOHIN ARTIN E POLICIT VETE MINISTRI LLESHAJ KA MBARUAR SHKOLLEN E BASHKUAR PER RADIOLLOKACION QE SKA LIDHJE FARE ME ARTIN E POLICISE DUHET NJE RREVOLUCION NE POLICINE E SHTETIT HAJDUTET BEJNE LIGJIN VJEDHIN KE TE DUAN HAJDUTI EDHE TE VRET ky mesazh eshte vetem per drejtuesit e policise jo per policin e thjeshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja