Qyteti u Memaliajt vijon të vuajë mungesën e ujit të pijshëm. Banorët ankohen se uji vjen me orar të kufizuar por theksojnë se edhe ai ujë që vjen nuk mund të konsumohet pasi është I dëmshëm për shëndetin. Ujsejllësi thotë se Ministria e Transporteve nuk I ka miratuar projektin
Banorët e Memaliaj ankohen për mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e tyre. Uji sipas tij është me orar tepër të kufizuar por cilësia e tij është larg konsumit. Për rrjedhojë, blerja e ujit është alternativa e vetme për banorët, për t’iu shmangur ndonjë epidemie që do të kishte pasoja në shëndet. Banorët e Memaliajt nga ana e tyre, denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve për zgjidhjen e situatës në fjalë.
“Uji është me orar dhe nuk është në parametrat e duhur, vjen një orë në mëngjes, një orë në darkë, pastaj nuk vjen më”, shprehet një prej banorëve.
“Dy herë në ditë, po ta bish edhe një cik mbush atë çisternon e qelbur se nëna nuk ka fuqi ta lajë. Detyrimet janë me rregull, prishet çelësi, 4 mijë lekë, blihet sahati, 30 mijë lekë, pse ashtu është? Pikë uji s’kisha më ka vënë 100 mijë lekë”.
“Mbushim ujë me bidona, vemi marrim ujë me makinë”, deklaron për Report Tv një banor, ndërkohë që një banore tjetër e Memaliajt shprehet se:“Këto që heqim neve nuk i heq njeri vlla, drita s’ka, ujë s’ka, të dali perëndia tani”
Nga ana e tij drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit Tepelenë-Memaliaj Arben Kacorri, për Report TV, shprehet se Memaliaj dhe Tepelena, kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm si pasojë e mungesës së investimit në rrjetin e brendshëm. Për Kacorrin, ministria e linjës që kontrollohet nga LSI, ka lënë qëllimisht të fshehur projektin.
"Ka dy vjet në mos më shumë që në ministrinë e Financave, në drejtorinë përkatëse flë projekti për rrjetin e brendshëm të Memaliajt sepse nëse sot i duhen 500 metër kub ujë në ditë, unë çoj 3000 dhe qyteti nuk ka ujë. Duket investuar në rrjetin e brendshëm. Ajo drejtori ka qenë e koalicionit por jo e forcës politike që unë përfaqësoj", thotë Kacorri.
Qyteti i Memaliajt sot numëron 7 mijë banorë dhe sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Tepelenës, janë 1500 abonentë ku 500 prej tyre nuk kanë matësa ndërsa pjesa tjetër faturohet në bazë të ujit të konsumuar.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO