Shtatë pjesëtarë të një familjeje në Fshat Memaliaj, ende nuk e dinë nëse rreziku është më serioz sesa duket dhe së duhet ta braktisin ambientin në të cilën jetojnë. 

Prej disa ditësh familja e Gurali Gjelollarit ka nuhatur erën e gazit dhe ata pohojnë për A1 Report, se ndihen të frikësuar për këtë fakt. Familjarët kanë lajmëruar drejtuesit e komunës, prefekturën dhe policinë, por përgjigja e tyre ka qënë nuk kemi gazmatës. 

Sipas krefamiljarëve të kësaj familje, kur është hapur dera e ambienteve që shërbejnë si depo, janë ndeshur me një erë mjaft të rëndë gazi dhe sapo kanë ndezur llampën elektrike, kjo e fundit shpërtheu menjëherë. Ata rrëfejnë se është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë pasi jetojnë në banesë prej rreth 30 vjetësh. 

Familjarët e frikësuar që banojnë në pjesën e mesit të fshatit Memaliaj, kërkojnë zgjidhjen e këtij problem, ndërkohë që poshtë banesës së tyre, kalon linja e tubacionit të gazit Delvinë-Ballsh. 

Pavarësisht se ata kanë pohuar se impenjimi ka qënë maksimal pas njoftimit për këtë fenomen, askush nuk po ju jep një përgjigje nëse ka rrezik banimi në këtë objekt.

Redaksai online
(f.m/shqiptarja.com)