MEMALIAJ- Një dyqan celularësh është bërë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në qytetin Memaliajt.
Grabitja u shënua në një dyqan në qendër të qytetit dhe sipas policisë hajdutët pasi kanë thyer derën e dyqanit me gurë kanë vjedhur shumën prej 1.2 milionë lekësh të reja, si dhe 30 aparatatura celularë që të cilët kushtonin nga 3 mijë deri në 12 mijë lekë të reja dhe bashkë arrijnë në shumën 300 mijë lekë të vjetra.
Kjo është hera e tretë që ky dyqan bëhet pre e grabitjes brenda 6 muajve të fundit.
Policia nis punën për hetimin e ngjarjes, dyshohet se autorët janë të njëjtët që kanë kryer dhe dy vjedhjet e tjera. Policia shoqëroi dy persona të dyshuar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com