Një efektiv policie, vetvritet me armën e zjarrit të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbasdites në qytetin e Memaliajt, ku Mariglen Hysesani, është gjetur i vetvrarë nga bashkëshortja e tij në apartamentin e tij në lagjen nr 3.
Policia e Tepelenës, nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje, por burime nga grupi hetimor i ngritur për të zbardhur këtë ngjarje, kanë konfirmuar për A1 Report se shkaku i vetvrasjes 49-vjeçarit, ka qenë depresioni me të cilin përjetonte ditët përpara se të kryente këtë akt.
Hysesani operonte në FNSH prej shumë vitesh, qysh prej largimit të aktivitetit sportiv pasi më parë, ka luajtur si futbollist me ekipin “Minatori” në Memaliaj. Mësohet se arma që është vetvrarë, ka qenë pistoletë “TT” dhe prej saj është qitur vetëm një predhë e vetme, në drejtim të kraharorit në pjesën e majtë duke prekur zemrën.
Hysesani, ka qenë i vetëm në dhomë kur ka kryer aktin e vetvrasjes pasi në pjesën tjetër të apartamentit, qëndronte e shoqja e cila sapo ka dëgjuar të shtënën, ka nxituar menjëherë për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Ajo e ka gjetur të shoqin pa jetë dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Grupi hetimor, pritet të zbardhë shkaqet e kësaj ngjarjeje të cilat deri në këto momente mendohet se për depresion. Mariglen Hysesani ishte babai i dy fëmijëve.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com