Memaliaj/ Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdinin

Memaliaj/ Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdinin

Faik Ajdini dhe Blerti Kanushi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e dyshuar për vrasjen e 72- vjecarit Faik Ajdini, në Memaliaj .

Vrasja e 72- vjeçarit ndodhi më 19 gusht 2024, por trupi i pajetë i tij u zbulua në një përrua 1 ditë më pas më 20 gusht.

Në pranga u vunë, Skënder Ajdini, 71- vjeç i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal. Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu prangat ra edhe Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në datën 20.08.2024, rreth orës 07:20, është bërë njoftim nga salla operative Gjirokastër se, në fshatin Zhapokikë 2, lagjja Cenometaj, Bashkia Memaliaj, në përroin e Gropishtes ndodhej kufoma e një personi, identifikuar si shtetasi me iniciale Faik Ajdini. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale Skënder Ajadini, Bledar Ajdini, Blerti Kanushi dhe Darovi Ajdini.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj:

(l) personit nën hetim me iniciale Skënder Ajdini, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/1-25, 80 dhe 302 të Kodit Penal.

(II) personit nën hetim me iniciale Bledar Ajdini, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal.

(III) personit nën hetim me iniciale Blerti Kanushi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1-25 i Kodit Penal.

(IV) personit nën hetim me iniciale Darovi Ajdini, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 301 dhe 302 të Kodit Penal.

l.Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 341, datë 24.08.2024, ka vendosur:

- Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 20.08.2024,  ndaj personit nën hetim Skënder Ajdini, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/1-25, 80 dhe 302 të Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Skënder Ajdini masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

- Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 20.08.2024, ndaj personit nën hetim Bledar Ajdini, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim B.A masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë nga:

- Nga personi nën hetim me iniciale Skënder Ajdini, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me masën e sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

- Nga personi nën hetim me iniciale Bledar Ajdini, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke e vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe rrëzimin e kerkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

II. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 343, datë 25.08.2024, ka vendosur:

- Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 22.08.2024,  ndaj personit nën hetim B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1-25 i Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Blerti Kanushi masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

- Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 22.08.2024,  ndaj personit nën hetim Darovi Ajdini, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 301 dhe 302 të Kodit Penal.

- Caktimin ndaj personit nën hetim Darovi Ajdini, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Darovi Ajdini, e cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke vlerësuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në shtëpi”, në atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 04.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare znj. Arta Duka, vendosi:

1.Miratimin e vendimit nr. 341, datë 24.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

2.Miratimin e vendimit Nr. 343, datë 25.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me këtë ndryshim sa i përket masës së sigurimit:

Caktimin ndaj shtetases nën hetim Darovi Ajdini masën e sigurimit personal "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore" duke u urdhëruar të paraqitet pranë OPGJ pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Caktimin ndaj shtetases Darovi Ajdini masën e sigurimit "Ndalimi për të dalë jashtë shtetit", duke u urdhëruar të mos dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e organit procedues.

Për efekt zbatimi të masës urdhërohet dorëzimin i mjeteve të identifikimit të vlefshëm për të dalë jashtë shtetit në policinë gjyqësore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Shikoni si është përmbytur lagjja '29 Nëntori' në Vlorë

VIDEOLAJM/ Shikoni si është përmbytur lagjja '29 Nëntori' në Vlorë