Mëmëligë me miell misri
Përbërësit:
- 1 lgj gjalpë
- 2 lgj miell misri
- 250 ml dhallë
- Djathë të bardhë ose kaçkavall
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Në një tigan vendosim gjalpin dhe miellin e misrit dhe e kaurdisim për 6-7 minuta. Shtojmë dhallën dhe vazhdojmë kaurdisjen duke ulur pak nxehtësinë e sobës. Rregullojmë shijen dhe në fund shtojmë djathë të grirë kaçkavall ose të bardhë dhe piper të kuq pluhur.
Komento