“Alma Lamës iu qenkan dashur 3 vjet me e kuptu atë që çdo njeri racional e kupton për 3 minuta: Faktin që VV është parti fondamentaliste”, shkruan ai.
E shpejtë ka qenë Alma Lama, duke i thënë atij se, të paktën për 3 minuta e ka kuptuar kush është Memli dhe këtë e ka bërë, kur ai ka larguar foton e Nënë Terezës nga zyra e Ministrisë. "Në fakt 3 minuta më janë dashur për të kuptuar se kush jeni ju, kur hoqët foton e Nënë Terezës nga zyra e Ministrisë”, ia ktheu ajo.
Por Memli nuk ndalet tek Alma. Më vonë u mor edhe me Shpend Ahmetin. Ai tha se ka qejf me ditë, çfarë do të thotë ai kur të largohet (ose largojnë) nga Vetëvendosje. “Bash kisha pas qef me e dit, çka ka me deklaru Shpend Ahmeti kur do largohet (ose e largojnë) prej VV. Besa edhe çka do thonë VV për të. :)”, shkruan Kransiqi.
Ky debat vjen pas largimit të deputetes dhe ish-gazetares Alma Lama nga Vetëvendosje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)