Ministria kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Cultural Heritage Without Borders (CHWB) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës nënshkruajnë nesër Memorandumin e Bashkëpunimit për restaurimin e Kalasë së Prizrenit.

Me këtë memorandum, Ambasada Amerikane në Prishtinë do të ndajë 700 mijë dollarë për restaurimin e Kalasë.

Memorandumi do të nënshkruhet në Kalanë e Prizrenit nga ministri Memli Krasniqi, ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, drejtori i CHWB-së Sali Shoshi dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës Enver Rexha./ATSH/