Forumi për liri akademike i kryesuar nga profesor Artan Fuga ka dorëzuar sot në komisionin e edukimit dhe mjetet e informimit publik referendumin e firmosur nga 200 pedagogë të universiteteve publike në vend për kundërshtimin e projektligjit të arsimit të lartë. Fuga tha se ky projektligj nuk mund të kalojë pasi nuk është marrë në konsideratë profesorati dhe formulimi i projektligjit ka një frymë të prapambetur.

Sipas akademikut Artan Fuga nuk ka një model të përcaktuar e të zbatuar në vendet europiane që ta ndjekim e ta zbatojmë edhe në Shqipëri Ndërkohë për akademikun Mark Marku asnjë nga faqet kritike të propozuara nga forumi nuk është marrë parasysh.

Projektligji i arsimit të lartë ka hasur në një sërë kundërshtimesh nga trupa akademike por edhe nga studentë të cilët kanë dalë masivisht në protesta. Pavarësisht kundërshtimeve të grupeve të interesit ministria nuk është tërhequr nga asnjë pikë e projektligjit.

Redaksia online
(S,.M/shqiptarja.com)