Foto: Flamuri i Iranit dhe SHBA-së
Sipas një raportimi të BBC, ceremonia e planifikuar për nesër në Gjenevë është anuluar pasi memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar tashmë në mënyrë të largët mes SHBA-së dhe Iranit.
Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar deklaroi për BBC se ceremonia fizike nuk do të zhvillohet më, duke sqaruar se marrëveshja është formalizuar tashmë përmes nënshkrimit online.
Një zyrtar i lartë pakistanez kishte thënë fillimisht se kryeministri Shehbaz Sharif po e shtynte vizitën në Gjenevë, duke shtuar se faza e ardhshme e procesit do të vazhdojë përmes kanaleve teknike mbi çështje të ndryshme, brenda një kornize më të gjerë.
Sipas BBC, dyshimet për zhvillimin e ceremonisë nisën pasi Sharif ndryshoi postimin e tij në platformën X, duke hequr pjesën që përmendte organizimin e ceremonisë zyrtare në Zvicër me mbështetjen e Katarit.
Lajmi kryesor:
Trump: Nënshkrova marrëveshjen e paqes me Iranin, Teherani e konfirmon! Media: Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër (VIDEO)







