Menaxheri sulm gazetares,Trump:
S’ka ndodhur gjë, s'është fajto

Menaxheri sulm gazetares,Trump:<br />S’ka ndodhur gjë, s'është fajto
Corey Lewandowski, manaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, u padit për sulm ndaj një gazetari gjatë një mitingu. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se Leëandoëski është paditur per  sulmi fizik ndaj reporteres Michelle Fields.

Më 8 mars, pas një konferencë për shtyp në Florida, ai akuzohet se e kapi gazetaren me forcë nga krahu dhe e lëndoi, ndërsa ajo tentonte të bënte një pyetje. 

Zyrtarë të fushatës së Trump thanë se Lewandowski do të vetëdeklarohet i pafajshëm në gjyq, ndërsa atij nuk i ka munguar mbështetja e Donald Trump.

Policia e zonës Jupiter në Florida, ku Leëandoëski u arrestua, publikoi pamjet e incidentit, ku shfaqet ai duke e larguar reporteren nga Donald Trump. Ky i fundit tha se Leëandoëski nuk është absolutisht fajtor. 

Në një postim në “Twitter”, Trump shkruan se pas verifikimit të videos është e qartë se nuk ka ndodhur asgjë. Sidoqoftë, akuza e ndaj kreut të fushatës, vjen në një moment të vështirë për Trumpin, para zgjedhjeve në Uiskonins, ku ai përballet mjaft fort me senatorin Ted Cruz.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim