Schumacher ka qenë në koma për 159 ditë përpara se të zhvendosej në një klinikë rehabilitimi pranë shtëpisë së tij në Lake Geneva. Artikulli titullohej: “Ai mund të ecë sërish” dhe në brendësi thuhej: “Michael është shumë i dobët, por mund të ecë pak me ndihmën e terapistëve të tij. Ai mund të ngrejë edhe krahët gjithashtu”.
Menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm nëpërmjet një deklarate tha se me gjithë keqardhjen duhet ta mohonte një fakt të tillë. Michael nuk mund të ecë. “Spekulime të tilla janë të papërgjegjshme, pasi duke marrë parasysh sa serioze janë dëmet që ka marrë ai, privatësia është shumë e rëndësishme. Fatkeqësisht ata japin shpresa të kota për të gjithë personat e përfshirë.”
Nuk ka patur njoftime zyrtare të gjendjes së kampionit të garave me makina që prej një viti më parë kur deklaruan se ishte zgjuar nga koma. Miku it ij, Ross Braën, një ish-inxhinier i makinave sportive dhe drejtor i skuadrës së Formula One ka shprehur shpresa rreth përmirësimit të Michael. “Ne lutemi çdo ditë se ai do të përmirësohet. Ngadalë, por gjithnjë ka shpresë”.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)