'Butrinti', Gjinushi në Report Tv: Dakord me menaxhimin, por jo me hulumtimin! Fondacioni s’mund të shkruajë historinë! Fjalori i Gjuhës Shqipe gati në 2023

TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave Skëndër Gjinushi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, është shprehur për herë të parë në lidhje me marrëveshjen për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.

‘Shoh një problem atje, pasi në esencë pasi hulumtimi është një e drejtë ekskluzive që u jepet institucioneve shqiptare ku përfshihet edhe Akademia e Shkencave. Në vëzhgimin e parë ka një tejkalim një mosrespektim të këtij rregulli ligjor. Një mënjanim të institucioneve! Këtu e shoh problemin kryesor. Është tjetër menaxhimi dhe tjetër hulumtimi. Kur dikush merr përsipër që dhe fondacione të caktuar mund të menaxhojnë, pra e marrim për ta menaxhuar, por jo për të shkruar historinë. Historia është për ta shkruar institucionet jo ai që e merr për ta manaxhuar. E quaj të tepërt që hyhet në këtë debat, pasi fjalën këtu duhet ta thonë institucionet specialistët që janë marrë me studimin e historisë së Butrintit. Historia e siteve kryesore arkeologjike është shumë e qartë. Flasin vetë studimet arkeologjike për të gjitha periudhat. Roli ynë është që këto tua servirim të jenë të njohura duke krijuar turizmin kulturore.’- tha Gjinushi.

Nga ana tjetër, kryetari i Akademisë së Shkencave tha se në fund të vitit 2023 do të kemi gati Fjalorin e Ri të Gjuhës Shqipe me mbi 100 mijë fjalë.

‘Fjalori i Gjuhës Shqipe do të jetë gati nga fundi i vitit 2023 dhe janë mbi 100 mijë fjalë’- u shpreh Gjinushi.

Duke u ndalur tek Reforma Territoriale, kryetari i Akademisë së Shkencave, tha se zgjidhja optimale do të ishte një balancim të njësive e bashkive, mes zonave rurale dhe atyre urbane.

‘Shqipëria ka pasur 384 komuna. Ishim në një skaj të copëzimit të madh, tani kaluam në 61 që dmth, kemi pak njësi për një numër më të madh për frymë për njësi. Reforma ka të bëjë me optimizimin e menaxhimit. Ky model ekziston në rajonin tonë! Më rezulton që zgjidhje optimale do ishte 30-40 bashki dhe 30-40 komuna. 30-40 qendër rurale dhe më pas 30-40 qendra urbane.’- tha Gjinushi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Rikthimi në politikë? Batuta e Gjinushit: Boll u rikthye njëri!

Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, i pyetur nëse do të kërkojë nëse do të këtë një rikthim të tijin në politikë, Gjinushi u shpreh se nuk ka ambicie, ndërsa bëri një batutë për rikthimin e Berishës, për të cilin u shpreh se ‘boll’ u rikthyer njëri.

‘Nuk kam ndërmend, nuk lidhet me asnjë ambicie timen! Boll u rikthye njëri! (Qesh)’- tha Gjinushi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 13/07/2022 02:02

    S'kane pune te huajt te na menaxhojne parqet,butrintin,,ato te menaxhohen nga shteti shqiptar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja