Menaxhimi i Butrintit, Reagon ministri Gonxhja: Procesi sfidues, kemi vëmendjen maksimale! Do të jetë transparent

Menaxhimi i Butrintit, Reagon ministri Gonxhja: Procesi sfidues, kemi vëmendjen maksimale! Do të jetë transparent

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se do i kushtojë vëmendje maksimale menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Duke pranuar se është një proces ‘sfidues’ ministri Gonxhja përmes një postimi në facebook siguron opinionin publik se do të jetë transparent.

Në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit (për shkak të funksionit), siguroj opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi.

Unë dhe ekipi vlerësojmë gjithashtu rolin e AADF në bashkëpunimin e shkëlqyer për arritjen e parakushteve optimale në mbështetjen e BMF për investimin e çmuar në përthithjen e ekspertizës më të mirë bashkëkohore, teknike e profesionale, të denjë për rëndësinë e pasurisë botërore në fjalë, dhe të domosdoshme për suksesin e kësaj ndërmarrjeje të jashtëzakonshme ku shteti shqiptar është lider, në të mirën e interesit publik dhe ku kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja! shkruan ministri.

Qeveria shqiptare ka vendosur që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Aktualisht çështja e menaxhimit të Parkut të Butrintit është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, pasi një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan kësaj gjykate që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Pak ditë më parë Gjykata i kërkoi qeverisë raportin e UNESCO-s.  Raporti është mjaft kritik me autoritetet shqiptare për ndryshimin e kufijve të Parkut pa vënë në dijeni dhe pa miratimin e UNESCO-s si dhe për formën e re të menaxhimit vetëm të një pjese të vogël të Parkut Kombëtar, që përfshin qytetin antik, duke lënë jashtë nën zonat e tjera.

Në raportin e siguruar nga Zëri i Amerikës, Raporti i UNESCO-ICOMOS ngre shqetësim të thellë për heqjen nga Parku i Butrintit të rreth 600 hektarëve ku në një pjesë po ndërtohet aktualisht një resort dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë me urgjencë në UNESCO një plan të qartë masash për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion