Kushtetuesja rrëzoi kërkesën Rithemelimit, Zhupa: Butrintin do e mbrojmë deri në fund, i drejtohemi SPAK

Deputetja e Rithemelimit, njëherësh iniciuesja e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së Butrintit, Ina Zhupa, e quajti në dëm të interesit publik vendimin e Kushtetueses për të lënë në fuqi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar. Hapi i radhës - paralajmëron ajo, - do të jetë SPAK.

“Për të vendosur të lërë në fuqi koncesionin e Butritit, duke i hapur kështu rrugë dëmtimit të parkut. I hiqen detyrat shtetit në çdo pasuri kombëtare. Gjykata Kushtetuese dje shënoi në historianë e Shqipërisë, datën 24 si një datë që gjykohet në Konventën e Parisit ndryshe nga çka e gjykon Unesco.

Raporti i Unesco-s u fsheh nga shtetit shqiptar. Ndërkohë që KLSH në parashtrimet e sjella me shkrim, paraqet që duhet të pranohet kërkesa për shfuqizimin e ligjit. Marrëveshja e ka pranuar që nuk do të auditohet nga KLSH. Fondet e tyre nuk mund t’i fusin në auditim, madje dhe biletat. Kushtetuesja thotë; nuk ka problem që nuk auditon KLSH.

Ajo mund të auditojë po i dha leje Fondacioni. Kushtetuesja nuk paraqet në vendimin e vetë nëse është shkelje që ministri firmos një marrëveshje që si anëtar i bordit do të zbatojë interesin e fonacionit dhe jo të shtetit. Hapi i radhës është SPAK dhe ndërkombëtarët. Por ne besuam se pas reagimit të UNESCO-s, gjykata do të ishte në anën e qytetarëve, pasi kjo nuk është çështje politike. Turpin le ta mbajnë ata që e bëjnë. Historia do të gjykojë anën e duhur dhe ne jemi në anën e duhur”, tha Zhupa.

Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e opozitës duke vënë në dukje se kjo marrëveshje nuk cënon as identitetin kombëtar dhe as trashëgiminë kulturore. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër