Çështja ‘Butrinti’ Ina Zhupa thirrje ministrit Gonxhe: Mos firmos transferimin tek koncesionari pa u shprehur ‘Kushtetuesja’

Deputetja Ina Zhupa, përmes një deklarate nga Kuvendi i ka bërë thirrje ministrit Blendi Gonxhe që të mos e firmosë kalimin e Butrintit të koncesionare pa marrë më parë vendim Gjykatës Kushtetuese.

Zhupa thotë se një kalim i tillë sipas saj do të ishte copëzim i Butrintit dhe tjetërsim i identitetit kombëtar.

'Ju falenderoj për pjesmarrjen, jam këtu për të informuar publikun në lidhje me disa ngjarje të fundit që lidhen me koncensionin e Butrintit.

butrinti-ina-zhupa-thirrje-ministrit-gonxhe-mos-firmos-transferimin-te-koncesionari-prit-vendimin-e-gjykates-kushtetuese%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&cb=b0c4b4deff" />Sic e dini data 14 korrik 2022 përbën edhe Datën Efektive, sipas përkufizimit në Marrëveshjen midis MK dhe FMB. Sepse eshte data që është rrëzuar dekreti i presidentit Meta dhe ka kaluar ligji. Kjo periudhë eshte quajtur si nje periudhë tranzitore. Edhe sipas ligjit data efektive e transferimit të Butrinti, sic quhet afati përfundimtar i transferimi ështe data 14 shkurt 2024. Edhe kjo do duhet të firmoset nga ministri i ri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit Blendi Gonxhe.

Pikerisht në lidhje me këtë afat jam njoftuar nga punonjësit e parkut kombëtar të Butrintit, që përfaqësues të AADF, koncensionarit, një është menaxheri i projekteve Ilir Parangoni, që ditën e premten ka zhvilluar një mbledhje dhe ju ka kérkuar punonjësve të japin dorëheqjen pasi që ata do e marrin për pak ditë dhe duan stafin e tyre. Ka dy muaj që punonjësve ju thuhet në rrugë informale që duhet të largohen por tashmë kanë kaluar në intimidime.

Si deputete e Sarandës dënoj me ashpërsi këto akte dhe do mbroj deri në fund punonjësit që ju bëj thirrje mos të intimidohen dhe mos të japin dorëheqjen. I njëjti menaxher i AADF, ështe ai që i dërgonte emaile një personaliteti botëror të UNESCO, si Giora Solar që mos fliste për planin e dikurshëm të paguar nga AADF por të fshehur sepse nuk parashikonte koncension.

Sot dua ti bëj thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë, institucione që duhet mbroj interesat e shqiptarëve, Z. Blendi Gonxhja, mos firmos transferimin e Butrintit tek koncensionari pa u shprehur Gjykata Kushtetuese dhe mos lejo koncensionarin tju bej presion punonjesve te shtetit.

Z. Gonxhe, mos u bëni pjesë e kësaj skeme kriminale, mos fimosni dorëzimin e Butrintit më 14 shkurt, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese po e shqyrton cështjen dhe ska ende një vendim. Mos e firmosni kur sot e dimë të gjithë nga raporti i UNESCO që UNESCO është kundër, që do të thotë se e gjithë skema është në kundërshtim me Konventën e Parisit dhe, për pasojë, me Kushtetutën.

Në CV tuaj publike lexova qe ju shkruani me
Krenari që jeni angazhuar në Në vitin 1998, Blendi Gonxhe u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama, për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar. Edhe shume mire beni se arritje ka qene.

Nëse firmosni atë tranferimin, ju do firmosni copëtimin e parkut kombëtar të Butrintit në pjesë, një për koncenscionarin dhe ca për oligarkët, kjo ështe e kundërta e asaj që thoni me kokën lart se keni arritur në 1998. Mos firmosni tjetërsimin e historisë dhe identitetit kombëtar. Si ministër duhet të zbatoni kushtetutën dhe të ndiqni interesin publik,për këtë arsye nuk duhet të lejoni presionin e punonjësve të koncensionarit ndaj punonjësve të shtetit dhe nuk duhet ta trasferoni Butrintin ndërkohë që jemi në Gjykim Kushtetues.'- tha Zhupa.

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa muajsh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti. 

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjykata Kushtetuese, pak ditë më parë, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seances plenare për Butrintin

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës