Menaxhimi i  kufirit, nis zbatimi i
paktit me Serbinë për kontrollet

Menaxhimi i  kufirit, nis zbatimi i <br />paktit me Serbinë për kontrollet
PRISHTINE- Sot pritet të fillojë zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë edhe në pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe tek Dheu i Bardhë.

Gjatë ditës së dielë, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë që gjendët në pjesën lindore të Kosovës, kanë vazhduar punimet në përgatitjen e kësaj pike, ku janë vendosur edhe kontenierë në të cilët do të qëndrojnë policët dhe doganierët e dy vendeve.

Kjo marrëveshje e arritur në Bruksel si pjesë e bisedimeve teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht është zbatuar në dy pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Jarinjë.

(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit