Menaxhimi i pasurive të sekuestruara zyrtarisht në varësi të Lleshajt, Agjencia merr në dorëzim edhe provat

Menaxhimi i pasurive të sekuestruara zyrtarisht në varësi të Lleshajt, Agjencia merr në  dorëzim edhe provat

TIRANE-Ka hyrë sot në fuqi ndryshimi në ligjin për sekuestrimin e pasurive të krimit. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara kalon zyrtarisht nga Ministria e Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kjo agjenci tashmë do të marrë në ngarkim edhe provat materiale, përveç pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë apo me urdhra administrativë.

Gjithashtu ndër të tjera synohet administrimi i pasurive të sekuestruara vite më parë. Sipas ligjit të miratuar qëllimi është  miradministrimi  dhe përdorimi  sa  më  efiçent,  efektiv  dhe  ekonomik  i pasurive   të   sekuestruara   e   të   konfiskuara   nga organet e drejtësisë ose pasurive të sekuestruara nga organet  administrative,  rikthimi  në  komunitet  i pasurive  të  fituara  në  mënyrë  të  paligjshme  dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit.

Agjencia,  në  muajin  janar  të  çdo  viti,  i  paraqet Këshillit  të  Ministrave  dhe  komisionit  përgjegjës për çështjet ligjore të Kuvendit, nëpërmjet ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, raportin e   pasurive   të   sekuestruara   dhe   të   konfiskuara përgjatë vitit pararendës, sipas këtij ligji.

Ndryshimet në këtë projektligj, që u kthye në ligj u realizuan në kuadër të paketës “Anti KÇK”, të cilën kreu i shtetit Ilir Meta e riktheu për rishqyrtim në Kuvend, pasi sipas tij ka shkelje të rënda dhe nuk është urgjente.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI