‘Mendo për biznesin’ Jorida Tabaku: Qeveria të shtyjë taksat për të shmangur pandeminë ekonomike

‘Mendo për biznesin’ Jorida Tabaku: Qeveria të shtyjë taksat për të shmangur pandeminë ekonomike

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkon që qeveria të ndihmojë biznesin duke i shtyrë TVSHH dhe taksat e tyre në mënyrë që të shpëtojnë nga ‘pandemia ekonomike’ në kohë të koronavirusit. Sipas Tabakut kjo është e vetmja mënyrë se si mund të shpëtohen bizneset dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe vendet e Perëndimit të prekura nga virusi i rrezikshëm.

Tabaku bën thirrje që qeveria të kthejë sytë dhe të mendoje për personat që punojnë dhe bizneset dhe jo të shtojë gjobat ndaj tyre.

“I bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë biznesin dhe qytetarët duke shtyrë deklarimin e TVSH, pagesën e kontributeve, deklarimin e pasqyrave financiare, pagesën e kësteve mujore të tatim fitimit si dhe çdo lloj deklarimi tjetër të kërkuar me ligj gjatë kësaj periudhe. Mos zbato asnjë gjobë ose kamatë për vonesa në raport me detyrimet. Qëndro për një herë të vetme në krah të atyre që punojnë”, shkruan Jorida ndër të tjerat

Statusi i plotë në Facebook.

Nuk ka nevojë për ndonjë nivel të sofistikuar matematike për të shtyrë datën e deklarimeve për detyrimet e bizneseve. E kanë bërë të gjitha vendet e perëndimit përfshirë edhe Italinë e goditur rëndë nga kjo pandemi.  Punonjësit janë në shtëpi, bizneset e vogla dhe të mesme kanë mbyllur dyert dhe kërkojnë një paketë shpëtimi kundër pandemisë ekonomike! Të kërkosh trajnime në kohë krize është si të kërkosh qiqra në hell. Por të ofrosh shtyrjen e raportimit dhe pagesës së këstit për TVSH është të shpëtosh bizneset dhe familjet. Sot fatkeqësisht bizneset kane bere raportimet e rastit.

Më 11 Mars kryetari Partisë Demokratike theksoi: Muaji mars shënon muajin e detyrimeve më të rënda për bizneset dhe qeveria duhet të tregohet solidare për të mbajtur në këmbë ekonominë. Prandaj i bëj thirrje qeverisë që të ndihmojë biznesin dhe qytetarët duke shtyrë deklarimin e TVSH, pagesën e kontributeve, deklarimin e pasqyrave financiare, pagesën e kësteve mujore të tatim fitimit si dhe çdo lloj deklarimi tjetër të kërkuar me ligj gjatë kësaj periudhe.

Mos zbato asnjë gjobë ose kamatë për vonesa në raport me detyrimet. Qëndro për një herë të vetme në krah të atyre që punojnë.

Sot amullia më e madhe është se shteti jonë nuk ka asnjë shkrese apo vendim. Ka vetëm deklarata Facebook-u që nuk kanë asnjë vlerë ligjore. Të vetmet vendime ligjore janë gjobat

Qendroji në ballë punës, e mos i ik përgjegjësive.

Nuk dini ta beni? E thjeshtë, kopjojeni!

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denisi: 17/03/2020 19:21

    Kjo tabaku eshte e mire vetem per ta rrojtur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri