Menduan se shpëtuan, Ronaldinho dhe vëllai i tij arrestohen sërish në Paraguaji

Menduan se shpëtuan, Ronaldinho dhe vëllai i tij arrestohen sërish në Paraguaji

Roanldinho Gaucho dhe Roberto de Assis janë arrestuar sërish nga autoritet në Paraguaji. Legjenda e futbollit brazilian dhe vëllai i tij u lanë të lirë pas arrestimit ditën e mërkurë pasi prokuroria publike refuzoi të bënte një akuzë zyrtare për dy brazilianët. Ronaldinho dhe de Assis ranë në prangat e policisë pasi u akuzuan për përdorimin e pasaportave false për të hyrë në shtetin e Amerikës së Jugut.

Dy brazilianët ishin ftuar nga një biznesmen në Paraguaji për inaugurimin e një kazinoje. Ndërkohë bëhet me dije se Ronaldinho nuk e ka pasaportën braziliane për shkak të një gjobe mjedisore të marrë para dy vitesh.

Gjithsesi së fundmi situata ka ndryshuar sërish pasi gjykata vendosi që çështja të vazhdonte të hetohej. Ronaldinho me vëllanë e tij po mendonin të largoheshin nga Paraguai, por prokurorët bënë prapakthehu dhe urdhëruan arrestimin e tyre sërish.

Ata janë dërguar në një burg të Policisë, që përdoret për njerëzit e rëndësishëm dhe është i sigurisë maksimale. Raportohet se sot Ronaldinho dhe vëllai i tij do të dëshmojnë në seancën gjyqësore.

Shefi i Policisë Kombëtare, Cesar Silguero, është shprehur: “Ne biseduam me avokatët dhe ata nuk bënë rezistencë ndaj arrestimit. Sot pritet të vendoset nga gjykata se sa kohë mund të qëndrojnë në burg.”

Adolfo Marin, avokati i Ronaldinho, për AFP ka thënë: Arrestimi u bë me urdhër të një prokurori që nuk është pjesë e kësaj çështje. Ky arrestim është i pazakontë. Ne as nuk dimë me çfarë akuze u arrestuan.”

Ronaldinho dhe vëllai i tij e kanë pranuar fajin, por Prokuroria Publike e kuptoi që ata ishin mashtruar. Biznesmeni brazilian, Ëilmondes Sousa Lira, u arrestua për shkak se u kishte siguruar pasaportat e tyre. Veç tij, në pranga përfunduan edhe Maria Isabel Galloso e Esperanza Apolonia Caballero, mbajtëset e pasaportave origjinale.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 07/03/2020 20:47

    Nqs ka qelbesire ne jete vend e ka emrin ilir meta..fatkeqesi per kete popull nga kush mashtrohet

    Përgjigju
  • Xhemil: 07/03/2020 15:14

    Si hajduti basha dhe krye hajduti meta jam pjella e krye kriminelit sali berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja