Menduh Thaçi: Rama, ndikim
në përmirësimin e situatës në Maqedoni

Menduh Thaçi: Rama, ndikim <br />në përmirësimin e situatës në Maqedoni
TIRANE- Maqedonia duhet të vazhdojë përpara në rrugën e zhvillimit dhe demokratizimit të saj, ishte kjo deklarata e kryetarit të PS-së Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi.Në një takim që u zhvillua në selinë rozë i cili zgjati rreth 30 minuta u bisedua për zhvillimet e fundit në Shqipëri, Maqedoni dhe rajon, si dhe për pikat e përbashkëta të bashkëpunimit midis këtyre dy forcave politike shqiptare.
“Ndamë shqetësimet për situatën e ngërçit që është aktualisht në Maqedoni.Shpreh vlerësimin tim për përpjektjet e PD-së së Maqedonisë për gjithcka që duhet bërë në të mirë të të gjithë shqiptarëve që janë atje dhe të Maqedonisë” theksoi Rama.
Nga ana e tij Menduh Thaçi theksoi se është në kërkim të aleatëve pëve për ta zhbllokuar situatën e krijuar së fundmi në Maqedoni. Ai nuk hezitoj të bënte edhe disa lavdërime për kryesocialistin Edi Rama duke thenë se është një personalitet i rëndësishëm në politikën shqiptare dhe mund të ketë një ndikim të madh për të përmirësuar situatën në Maqedoni
“Jam në një mision të kërkimit të aleatëve për ta zhbllokuar situatën e krijuar në Maqedoni. Rama është një personalitet i rëndësishëm i politikës ndaj jam i bindur që ai mund të bëjë dicka për të përmirësuar situatën në Maqedoni e cila është shumë e tensionuar për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë atje. Kriza ekonomike është në derë të Maqedonisë dhe situata e shqiptarëve atje lë shumë për të dëshiruar. Kam shpresë që Rama do të japë kontributin e tij në të mirë të kësaj situate të krijuar” theksoi Menduh Thaçi.
Takimi mes Ramës dhe kreut të PDSH-së Thaçi është i dyti gjatë këtij viti, pas takimit që kreu socialist zhvilloi në selinë e PDSH-së në Maqedoni.
(k.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit