Menduh Thaçi kërkon nga rikthim
të procesit gjyqësor "Monstra"
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e vlerëson si jokredibil gjykimin për rastin Monstra. Thaçi kërkon që i gjithë procesi të kthehet nga fillimi, ndërsa opinion të ketë qasje të plotë mbi detajet e gjykimit. Këtë kërkesë Thaçi ua përcolli edhe ambasadorëve të SHBA dhe BE, Pol Uolers dhe Aivo Orav, në takimet ndaras me ta pasditen e sotme.
SHKUP- Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi e vlerëson si jokredibil gjykimin për rastin Monstra. Thaçi kërkon që i gjithë procesi të kthehet nga fillimi, ndërsa opinion të ketë qasje të plotë mbi detajet e gjykimit. Këtë kërkesë Thaçi ua përcolli edhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Pol Uolers dhe Aivo Orav, në takimet ndaras me ta pasditen e sotme.
“Shteti duhet të jep transparencë, fakte, qoftë edhe vendimi gjyqësor i cili deri sot nuk është i qartë dhe nuk përmban fakte, duhet të zbardhet, të shohim a ekzistojnë ato fakte apo jo. Ky proces duket se është jo-kredibil, jo i besueshëm dhe duhet të kthehet tërësisht aty ku ka filluar”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Pikërisht një proces i tillë sipas Thaçit, ka qenë kapaku i problemeve dhe diskriminimeve që iu bëhen shqiptarëve vite me radhë. Thaçi theksoi se protestat e ditëve të fundit janë të pritshme dhe legjitime, por kërkoi që protestuesit të përmbahen nga dhuna.
“Normalisht se njerëzit duhet të protestojnë, kanë të drejtë të protestojnë, por unë i kisha lutur në emër të partisë që protestat të jenë të qeta. Protestat e dhunshme shkojnë në llogarinë e armiqve të shqiptarëve, dashakëqinjve të shqiptarëve”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Thaçi kërkoi nga BDI-ja që në mënyrë institucionale të zgjidh dilemat rreth procesit gjyqësor Monstra. Ai madje e vlerësoi si hipokrizi sjelljen e deritanishme të BDI-së lidhur me këtë proces, dhe premtimet që iu janë dhënë familjarëve të të dënuarve.
Marrë nga "INA"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.3%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 5211
Lajme të tjera
-
Fjalimi i Ramës/ Meçe: Foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës! Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor
7 Maj, 17:55
-
Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut "në duar" edhe të shqiptarëve
7 Maj, 17:39
-
Protesta para bashkisë/ Romina Kuko në 'Studio Live': Sot kishte më shumë molotov se çdo protestë tjetër! Dora jonë ka qenë gjithnjë e shtrirë
7 Maj, 17:36
-
Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë
7 Maj, 17:13
-
Bjellorusia fillon stërvitjet për përdorimin e armëve bërthamore
7 Maj, 17:11
-
Beteja me drejtësinë, sipas Erjon Braçes! Sot në orën 18:30 në Frontline Interview, në Report tv
7 Maj, 16:57
-
Humbja turpëruese, trajneri i Man. United: Vazhdojmë 'luftën', s'e zbatuam planin dhe e pësuam
7 Maj, 16:57
-
‘Friends’ mbush 20 vjet, aktorja e serialit e kujton me mesazhin e veçantë
7 Maj, 16:44
-
Monika Stafa: Fluturim mbi Bunë
7 Maj, 16:43
-
Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit
7 Maj, 16:43
-
Armando Broja largohet nga Chelsea
7 Maj, 16:32
-
Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët, Balla: T'i shkohet deri në fund hetimit
7 Maj, 16:27