Meningjiti i mori jetën policit, doktoresha e ISHP, Silva Bino: Rasti i vetëm, të tjerat janë të pavërteta! Nuk ka vend për panik (VIDEO)

Doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino lidhur me rastin e fundit, ku polici Mariglen Mestani, humbi jetën si pasojë e meningjitit dhe me shqetësimet e krijuara për qytetarët, është shprehur se nuk ka vend për panik pasi situata nuk është epidemike.

Sipas saj deri më tani vetëm ky rast ka rezultuar të jetë me meningjit ndërsa rastet e tjera nuk kanë të bëjnë me këtë sëmundje. Bino ka theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi situata është nën kontroll, madje ajo shton se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka më pak raste personash të prekura nga gripi.

"Raste të infektuara nga meningjiti kemi çdo vit por nuk kemi epidemi. Nuk ka asnjë vend për shqetësim dhe panik. Nuk kemi epidemi. Është një infeksion i rëndë fatal që evoluon shumë shpejt. Kjo është arsyeja që ai person të ketë pësuar një fat të keq pavarësisht mjekimit. Janë marrë masa të caktuara. Nuk ka rrezik. Kanë përdorur antibiotikë për personat që preken." tha Silva Bino.

Ndërkohë për rastin në Durrës, ku Romina Myftiu, 33 vjeçe, humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e problemeve shëndetësore dhe që u dyshua nga gripi, Bino është shprehur se për këtë rast nuk dyshohet për grip por megjithatë analizat po ekzaminohen.

"Rasti në Durrës kanë ardhur mostrat dhe po analizohen nuk ka patur shenja për këtë sëmundje. Ndërkohë ne kemi vetëm një rast me meningjit. Duhet të respektojmë personin që ka vdekur. Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Personat që kanë pasur kontakt me të kanë marrë kurën përkatëse. Të gjitha rastet janë testuar dhe janë negativ për gripin.  Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip. Situata po monitorohet." tha Silva Bino.

Ndërkohë si këshillë për të prekurit nga sëmundjet sezonale ka thënë se të gjithë këta persona nuk duhet të neglizhojnë.

"Këshillë është që duhet të besojnë se Instituti po bën monitorimet. Jemi në një sezon normal të gripit. Nuk kemi intensitet të lartë. Kemi qarkullim të virusit të gripit por është e rëndësishme të dihet për ata që kanë probleme të mos neglizhojnë." ka thënë ndër të tjera, Silva Bino.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni