Meningjiti, shkaktari i vdekjes
së 21 vjecares nga Librazhdi

Meningjiti, shkaktari i vdekjes<br />së 21 vjecares nga Librazhdi
Duket se vdekja e 21 vjecares nga Librazhdi, rasti që përhapi panik në vend duke u dyshuar për një virus gripi vdekjeprurës, është shkaktuar nga një Meningjit. Mjeket dyshojnë se vajza është prekur nga bakteri i meningokokut, qe është vdekjeprurës.

Mjekët hedhin poshtë mundësinë e përhapjes se ndonjë epidemie ne qytet, duke këmbëngulur se rastet nuk kane ngjashmëri patologjike me njeri-tjetrin. Gjithsesi hetimet mjekësore në Librazhd vijojnë me analizat në Institutin e Shëndetit Publik. Dy personat e tjerë , Flutura e Fatos Allkaj, të cilët bërën të dyshohej fillimisht për një epidemi, kane dalë tashmë nga spitali.

Një prej tyre kishte bajame te infektuara, ndërsa tjetri diarre dhe te vjella, por pa lidhje me shenjat e meningjitit. Një vit me pare ne Shqipëri ka nisur vaksinimi i te porsalindurve kundër bakterit te meningokokut.

VDEKJA E 21 VJECARES BLERINA BALLA
Blerina Balla u dërgua në spitalin rajonal të Elbasanit nga familjarët e saj me temperaturë të lartë, pas disa ditësh qëndrimi në shtëpinë e saj. 21 vjeçarja nga fshati Librazh – Qendër që prej 31 dhjetorit vuante nga një temperaturë e lartë, e cila sipas mjekëve u shkatua nga virozat e gripit që prej kohësh po qarkullojnë në vend. Pas përpjekjeve të familjarëve për të ulur temperaturën natën e ndërrimit të viteve dhe dy ditët që pasuan, vajza është dërguar sot në spitalin e Elbasanit. Ajo nuk ka mundur dot t’i shpëtojë komplikacioneve të temperaturës së lartë duke humbur kështu jetën.

POLICIA: VAJZA VDIQ NGA VIROZA
Sipas deklaratës zyrtare të policisë së Elbasanit, më datë 02.01.2012 rreth ores 04.50, është dërguar në Spitalin Rajonal Librazhd, në gjëndje të rëndë shëndetesorë, shtetësja Blerina Balla, 21 vjeçe, banuese në fshatin Librazhd Qëndër Komuna Qëndër Librazhd. Pas mjekimit të marrë në këtë spital, duke qënë se gjendja shëndetësore e saj ishte teper e renduar, menjehere u dergua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku gjëndja e saj ishte përkeqësuar.
“Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet e para, u konstatua se kjo shtetase kishte shfaqur probleme shëndetësore (dhimbje koke, temperaturë), ku menjëherë është dërguar ne spital nga të afërmit. Pas ndërhyrjes dhe mjekimit të dhënë nga Spitali Kirurgjik Elbasan, kjo shtetase nuk mundi të jetoje por gjen vdekjen. Paraprakisht mendohet se vdekja e 21-vjecares është natyrale, si pasoje e ndonje viroze e stinës”, thuhet në deklaratën e policisë së qarkut.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza