Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugën Elbasan - Librazhd. Shkruajta shpejt, pasi njoh vendin dhe zonën. Një zonë e rrezikshme, ku nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë aksidentet, nëse nuk ndërhyhet.
Nuk e dija kush është shoferi, por kjo nuk ndryshon asgjë meqë doli se ishte Petri, një njeri publik.
Nuk e di nëse është fajtor, por në qoftë, të paguajë çfarë ligji i ka rezervuar deri në fund.
Ndjehem i pikëlluar në shpirt për një 7 vjeçar, që iu këput jeta pa e nisur mirë.
Por, shqetësimi im nuk ishte as Petri, as fati i tij në raport me ligjin. Ka kush e cakton këtë.
Shqetësimi im ishte jeta e një fëmije që iku dhe se ajo zonë është arenë aksidentesh dhe do të vazhdojë të jetë, nëse nuk ndërhyhet.
Shqetësimi im është se nuk është vetëm faji i shoferave(sot quhet Petri, nesër do të ketë emër tjetër), por edhe i kushteve të sigurisë në rrugë.
Por këtu shpërtheu lumi i gjykatësve popullorë. Njerëzit e rrjetit, që duan të thuash:
“Ai këlyshi komunist; ai krimineli i pamëshirshëm; ai vrasësi gjakftohtë; ai plehra që tha po ecaja ngadalë; ai maskarai që nuk dëshmoi dhëmbshuri për fëmijën që vrau; ai duhet vrarë; duhet djegur; duhet rrjepur…”.
Ndërsa unë po e “mbroja” duke thënë: Të vëmë mend nga tragjeditë, ti shndërrojmë në mësime pësimet, jo vetëm duke ulur shpejtësinë në rrugë, por duke forcuar kushtet e sigurisë, duke ndërtuar mbikalime për njerëzit...
Të etur për hakmarrje primitive, ne verbohemi, pa qenë në gjendje të shikojmë përtej individit, të shikojmë problemin në thelb dhe të kërkojmë zgjidhje. Më duket trishtuese që jemi të etur për të shqyer këdo që mendojmë se është fajtori, e nuk arsyetojmë dot për zgjidhje.
Fëmijët aty kalojnë mes përmes rrugës për të shkruar në shkollë. Ka barriera në asfalt e tabela kufizuese shpejtësie. Por ka edhe shofera të çmenduar, e do të ketë gjithmonë, sado ti fusim në burg.
Ja po e vrasim shoferin që sot quhet Petri! Po nëse nesër shoferi i aksidentit të radhës do të jetë ai i makinës së qumështit? Po nëse është zetoristi i fshatit? I forti i qytetit? I moshuari që ngatërron gazin me frenat? Ç'do bëjmë, do të ndahemi kë të shqyejmë e kë të lëmë?
Jo!
Përtej turmës së etur për shqyerje, unë vazhdoj të ngre zërin e të them se, paralelisht me ndëshkimin e shoferave të çmendur, shumë aksidente mund të evitohen duke përmirësuar kushtet e sigurisë, duke ndërtuar mbi e nën kalime për banorët lokalë.
Por edhe duke punuar më shumë me edukimin e fëmijëve, duke i mësuar të jenë më të kujdesshëm.
Shpresoj që të mos shkuaj më për këtë vend e për këtë arsye!
Komente








Dje edha nga jugu, nga rreth rotullimi iArdenices deri te ai il Rrogozhinës kam pare mbi 5 raste qe kalojne autostraden nga nje ane ne tjetren edhe kur kan mbikalimin 50 metra larg,,shesin fruta perime buze autostradaes ku ndalojne makinat pa pike kujdesi per ti mbushur me bostane,,,shesin misra te pjekur ne rrethrotullime (si ne Tunizi),,,,pra ne kete katrahure çfaj kan shoferet e rregullt ku neper autostrada eshte çmenduria sheshit,,,,,pastaj fajin do ta kete shoferi,,,,,po keni qenë ne Evrope ndonjehere a e dini qe neper autostrada dhe rruge nacionale nuk ka kembesore,,,
PërgjigjuSa do te jesh brenda limitit dhe ne autostrade te hidhet nje njeri para makines qe kalon autostraden ne kembe edhe 80 km ne ore nuk ndalon, ca limitit thoni ju mo,,keni pare qe autostradat jane mbushur me fshatar qe kalojne nga nje ane me tjetren,,edhe me 80 km ne ore sa limiti nuk ndalon makina,,,
Ti si shofer ec me ngadale dhe shume me kujdes ne ato zona ku jane dhe keta te mitur qe jetojne e duan te jetojne. Ec me kujdes dhe ngadale se ai qe shet misra per te jetuar humbet jeten, e bythes tende ne sediljen e rehateshme nuk i vjen gje ngaqe do ulet dhe ca me gjate aty. E kupton qe eshte ceshtje pergjegjesie sociale. Dhe ky qe e shkaktoi mqs e njoh pak me mire se ty eshte tip qe kete pergjegjesi sociale nuk e kishte, i rofshin regjisurat e misseve qe jane bere aq shume saqe nuk po dime ke te quajme miss e vip me. Kur te ngasesh zotrote kije ne mendje jeten e atij (e shume te tjere) femije qe vdiq. Ngadalsoju brenda limitit te shpejtesise, e ri shume vigjilent se e keqja nje here behet. Dhe mendo po sikur ai femija qe doli perpara te me kishte dale mua, sa shpejt do frenoja e shmangesha nga ky aksident. Se ti je ne makine dhe e ke ne dore dhe fatin e tij, e zotrote nuk do humbasesh jeten si ky i pafati.
Zoti Kikia nuk je treguar realist me kete shkrim ok njerezit flasin per nje jete te nje emije pa u rrtur akoma dhe ti turp te kesh pen rrolin e avokatit o po sikur te ndodhte ty ne familje me nip ose mbese çfar do te beje ok turp shume turp