Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është duke u luajtur një nga aktet më të turpshme të këtij shekulli.
Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkoi që 4 ish komandantët e UÇK-së, të dënohen me nga 45 vjet burg secili (praktikisht burgim i përjetshëm, duke patur parasysh moshën).
Edhe pse është vetëm kërkesa e prokurorit, ky është një lajm i kobshëm për historinë e një kombi dhe një populli që u mbrojt nga barbaria më monstruoze që u luajt në Europë që pas nazizmit, mesin e shekullit të kaluar.
Kjo është një përpjekje politike, e sponsorizuar nga Beogradi dhe miqtë e tij, për të kriminalizuar një luftë të pastër të njerëzve që u ngritën për të shpëtuar nga shfarosja genocidale.
Të mbash anën e vrasësve, përdhunuesve, djegësve, plaçkitësve, është një njollë turpi për drejtësinë ndërkombëtare.
Nëse ish drejtuesit e UCK-së dënohen, atëherë Europa dhe OKB-ja duhet të paguajnë historinë mercenarë, që të rishkruajnë historinë e luftës në Kosovë, sipas versionit të tyre, duke i bërë viktimat kriminelë dhe kriminelët viktima.
Por historia nuk mund të retushohet siç retushon Google fotot e masakrave, duke fshirë ato që quhen “pamje të rënda”. Historia e vërtetë është aty, e dokumentuar dhe që rëndon si gur në qafën e atyre që e bënë./Marrë nga profili i autorit në Facebook
Komente










Një skandal i madh të dënohen ata që u mbrojtën bga kriminelët e Serbisë,kjo është prokurori naziste.
Përgjigju