Mentor Zhdrella arrin marrëveshjen me Partizanin. 4 herë lojtari më i mirë i kampionatit kosovar, në sezonin 2014-2015 do të jetë tashmë pjesë e klubit të kuq.
Gjithçka është arritur pas takimit që sulmuesi 25 vjeçar ka zhvilluar me presidentin Gaz Demi, me të cilin ka rënë dakord edhe për marrëveshjen e bashkëpunimit.
Këtë vit Zhdrella është aktivizuar me KF Dritën, ndërkohë që ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e fundit ndaj Turqisë e Senegalit, në të cilat u aktivizua si titullar.
Klubi konfirmon se prezantimi i Zhdrellës do të zhvillohet gjatë kësaj jave.
Kukësi zgjedh Agim Canajn
Ndërsa Kukësi ka zyrtarizuar trajnerin për edicionin e ardhshëm. Presidenti Gjici ka vendosur që t’i besojë ekipit trajnerit Agim Canaj për kompeticionin e Europa League dhe për edicionin tjetër në kampionat.
Në listën e Gjicit ishin disa trajnerë, por në fund njëshi i ekipit verilindor vendosi që të jetë Canaj. Presidenca e Kukësit është treguar mjaft aktive në merkato me afrimin e tre mbrojtësve, Ditmar Bicaj, Erjon Dushku dhe Elton Doku, ndërsa në ditët në vijim mund të ketë të tjera prezantime.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com