Mënyra e veçantë e mbretit të
Holandës për të festuar ditëlindjen

Mënyra e veçantë e mbretit të<br />Holandës për të festuar ditëlindjen
Mbreti i Holandës, Willem Alexander, i cili feston 50 vjetorin e lindjes më 27 prill, ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për festuar.

Sipas një njoftimi të pallatit mbretërorë në Amsterdam, mbreti ka vendosur të ftojë 150 persona të tjerë të cilët e kanë ditëlindjen në të njëjtën datë me të, për të festuar së bashku në pallatin mbretëror.

Për të zgjedhur personat të cilëve do t’u jepet mundësia për të festuar ditëlindjen me çiftin mbretëror, është ndërtuar një  website (ww.WD50.nl) , ku të gjithë personat e interesuar mund të aplikojnë.

”Për të patur mundësinë e pjesëmarrjes, duhet të përkojë data e lindjes më 27 prill, por gjithashtu edhe të qenit rezident në Holandë”, thuhet në një deklaratë të pallatit mbretërorë, ku bëhet e ditur se kandidatët duhet të aplikojnë përpara datës 3 mars.

27 prilli është një ditë pushimi në Holandë, e vendosur për të përkujtuar ditëlindjen e sovranit dhe qindra mijëra holandezë, vishen me ngjyrë portokalli dhe marrin pjesë në aktivitetet e shumta festive që zhvillohen gjatë kësaj dite.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi