Mercel dhe Macron kritika Greqisë dhe vendeve të tjera për pranimin e turistëve të vaksinuar me Sputnik V, Sinovac dhe Sinopharm: Rrezik nga varianti delta

Mercel dhe Macron kritika Greqisë dhe vendeve të tjera për pranimin e turistëve të vaksinuar me Sputnik V, Sinovac dhe Sinopharm: Rrezik nga varianti delta

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emmnanul Macron i kanë bërë kritika Greqisë si edhe vendeve të tjera për pranimin e turistëve të vaksinuar me Sputnik V, Sinovac dhe Sinopharm, që ende nuk janë miratuar nga EMA.

Ky diskutim është zhvilluar gjatë Samitit të krerëve të Bashkimit Evropian, ku dy liderët kritikuan vendet të cilat kanë liruar masat anti-COVID gjatë sezonit turistik, duke theksuar rrezikut e variantit delta, i cili konsiderohet më i rrezikshmi dhe mund të përhapet me shpejtësi.

Kjo sipas tyre mund të sjelli edhe një tjetër valë COVID-19 në BE, duke vënë në rrezik të gjithë punën, rrugëtimin dhe luftën e deri tanishme me pandeminë.

I pyetur lidhur me kritikat e Merkelit dhe Macronit një zyrtar grek, i cili ndodhej në Samit, ka mbrojtur tezën se tashmë varianti delta është i përhapur në BE dhe se nuk asnjë arsye për tu shqetësuar rreth udhëtimeve.

Udhëheqësit në Samit ranë dakord se procesi vaksinimit duhet të përshpejtohet dhe se hapja e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm të Bashkimit Evropian, duhet bërë në mënyrë të graduale.


Lajmi kryesor:

Samiti i liderëve Evropianë, përplasje për Rusinë dhe me Hungarinë! Rutte ' kërcënon' Orban: Ndrysho ligjin për LGBTQ, ose largohu nga BE!


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’